Lirohet Rrahim Hashimi, ja vendimi për Currin dhe të tjerët
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot vendim që Rrahim Hashimilirohet, derisa katër pjesëtarët tjerë të grupit të udhëhequr nga Curri do të mbeten në paraburgim për 30 ditë.

Me të dalë nga Gjykata, Rrahim Hashimi, që u arrestua dje në Vushtrri si pjesë e grupit, tha për T7 se është liruar nga të gjitha akuzat. I njëjti iu është bashkëngjitur familjarëve dhe është larguar.

“Jam liru prej akuzave, sdi cka me thanë. Flet avokati më vonë”, deklaroi Hashimi.

Ndryshe, Katër nga të arrestuarit dje në aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës në lagjen Marigona në Prishtinë, mbeten në paraburgim prej 30 ditësh.
Shtuar më 21/05/2019, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori