Lirohet i arrestuari nga policia serbe
Pëlqej
Avni Rrustem Mavraj nga fshati Saradran, Komuna e Burimit që u arrestua të mërkurën nga policia serbe në Merdarë, është liruar sot nga burgu i Leskovcit.

Lajmin e ka konfirmuar i vëllai, Riza Mavraj.

“Para 10 minutave më lajmëroi vëllai se është liruar nga burgu i Leskovcit, ku ishte duke u mbajtur në paraburgim. Tani po presim që ai të na bashkohet”, ka thënë Riza Mavraj për "Epoka e Re".

Avni Mavraj u arrestuia nga policia serbe, për dyshime lidhur me "krime njerëzore" gjatë kohës së luftës. /albeu.com/


Shtuar më 08/08/2014, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori