Tronditëse! 61-vjeçari ngacmonte seksualisht 3 vajza të mitura prej 5 vitesh

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 61-vjeçarit në Gjirokastër pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 3 vajza të mitura.

Mësohet se  i moshuari ka nisur ngacmimin ndaj të miturave, 5 vite më parë.

“Iu është dashur 10 ditë që të marrin rrëfimin e vajzave. Fëmijët kanë pasur shkëmbime me nipërit dhe shkonin shpesh në shtëpinë e tij dhe atje mendohet se kanë ndodhur edhe ngacmimet.

Ka qenë një 7 vjeçare që ka nisur rrëfimin për këtë ngacmim dhe më pas kanë marrë forcë edhe dy vajzat e tjera. Dyshohet se ngacmimi ka nisur që para 5 vitesh”, kanë deklaruar burimet për mediat.

 

 


Shtuar 16.06.2021 15:01