Ulet këmbëkryq pranë fansit të veçantë, gjesti i Fifit në mes të koncertit po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Këngëtarja Filloreta Raci, e njohur gjerësisht si Fifi ka treguar gjithmonë anës e saj njerzëzore. Edhe gjatë qëndrimit të saj në BB VIP, Fifi ka zbuluar se është shumë e ndjeshme dhe i përjeton situatat shumë pranë vetes.

Këtë e tregon edhe një video që po shpërndahet së fundmi, ku në koncertin e saj të fundit këngëtarja shfaqet duke kënduar bashkë me fansin e saj me aftësi të kufizuara.

Fifi shihet teksa i le rradhën për të kënduar fansit dhe i zgjat mikrofonin. Kjo video është shpërndarë dhe duartrokitur në masë nga rrjeti./albeu.com/