Lirohen imamët nga Mitrovica Enis Rama dhe Ekrem Avdiu
Pëlqej
Dy imamët nga Mitrovica, Enis Rama dhe Ekrem Avdiu janë lënë të lirë, me kërkesë të prokurorit të çështjes, Haki Gecaj.

Mbrojtësi i Enis Ramës, avokati Mahmut Halimi ka konfirmuar për “Zëri” lirimin e dy hoxhallarëve ndërsa thotë se është rast i rrallë kur pasi vendoset për paraburgim vetë prokurori i rastit kërkon lirimin e personave.

Ndërkohë, imamët e tjerë janë në paraburgim dhe pritet të dalin përpara gjykatës lidhur me akuzat për "prishje të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës". /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori