Lirohen 6 të dyshuar për terrorizëm
Pëlqej
Gjykata e Apelit e Mitrovices ka ndryshuar masën e sigurisë për 6 të arrestuar për "terrorizëm", nga "arrest në burg" në "arrest shtëpiak" që praktikisht është gjendje e lirë.

Nga paraburgimi janë liruar Berat Këpuska, Burim Konjuhi, Visar Kadriu, Besim Shabani, Agron Lika dhe Gazmend Haliti, të cilët kanë qenë pjesë e grupit prej 40 të arrestuarëve nën dyshimet për terrorizëm javë më parë.

Por, po kjo gjykatë ka refuzuar ndryshimin e masës së paraburgimit për 33 të dyshuarit e tjerë të cilët poashtu përmes avokatëve mbrojtës kishin bërë ankesë kundër caktimit të paraburgimit.

Ndërsa njëri nga të arrestuarit nuk ka bërë ankesë fare. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori