Lirohen 15 kamionë të ‘Euro Kop’-it të Serbisë
Është zgjidhur çështja e kamionëve të Euro-Kopit të Serbisë që ishte në duar të policisë evropiane të Interpolit. Këta kamionë për shkak të hyrjes ilegale në territorin e Kosovës, janë ndaluar në terminalin doganor në jug të Mitrovicës më 21 shtator. Nga gjithsej 20 kamionë, 15 prej tyre me urdhër të prokurorit komunal, janë liruar të hënën në orët e vona të mbrëmjes dhe nën përcjellje të Policisë së Kosovës kanë vazhduar rrugën për në destinacionin e tyre në Malin e Zi.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë për Kosovapress se për lirimin e kamionëve ka urdhëruar prokurori dhe policia ka qenë e detyruar të zbatojë një urdhër të tillë.

Sipas tij, vendimi për lirimin e këtyre kamionëve është marrë pasi që Policia e Kosovës ka marrë vërtetimin nga Interpoli se kamionët janë regjistruar në mënyrë të rregullt dhe gjithçka rreth dokumentacionit të tyre është po ashtu e rregullt.

“Presim që së shpejti të lirohen edhe kamionët tjerë, pasi të kryhet procesi i verifikimit të validitetit të letrave që posedojnë pronarët e tyre”, ka thënë Hoti
Shtuar më 01/11/2011, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori