EMRI/ Gjendet i mbytur një 45-vjeçar në lumin Osum

Një person është gjetur i mbytur në lumin Osum. Mësohet se viktima është Ilir Mejdani, 45 vjeç. Trupi i tij është nxjerrë sot rreth orës 10:00 të paradites në afërsi të Urës së Goricës.

Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së 45-vjeçarit, ndërsa trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 11:52