Limaj-VV-së: Ne po vazhdojmë kundërshtimin kundër kësaj Qeverie
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj para protestuesve ka thënë se opozita po vazhdon kundërshtimin ndaj Qeverisë. Në këtë formë, ai ka dërguar mesazhe se pavarësisht mospërkrahjes së Vetëvendosjes përkrahja popullore po vazhdon për AAK-në e NISMA-n.

Limaj ka theksuar se dëshirojnë liberalizimin e vizave por nuk japin tokë të Kosovës. Ndërkohë ka paralajmëruar se Qeveria do të thotë se për ushtri duhet të formohet asociacioni. Udhëheqësi i NISMA-s ka thënë se me largimin e kësaj Qeverie do t’i vijnë ditë të mira Kosovës.

Sheshin e Prishtinës edhe sot e mbushem me protestuese. Sot ne bëjmë thirrje që kjo qeverisje të ec në shtëpi. Kjo qeveri është duke bërë pazare. Po japin Viza dhe po sheshin tokë. Ne ju themi atyre se vizat i meritojmë, por mos shitni tokë”, ka thënë para protestuesve Limaj

Më tej ai ka paralajmëruar se Qeveria shumë shpejt do të bëjë pazare edhe me Ushtrinë e Kosovës.

“Pazari i radhës do te jetë formimi i Zajednicës në kompensim të Ushtrisë së Kosovës. Ne u themi jo këtyre pazareve. Ushtrinë po, Zajednicën jo”./Albeu.com/
Shtuar më 14/05/2016, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori