Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir
Limaj ka theksuar se pavarësisht faktit se Kosova gjendet në një krizë politike,
vendi nuk po shkon edhe drejt një
krize parlamentare.
Megjithëse
Limaj ka qenë në seancën gjyqësore për rastin "Kleçka" dhe jo në Kuvend, tha se ajo që ndodhi sot në parlament ishte diçka që pritej, pasi koalicioni VLAN nuk e ka shumicën.
“Tashmë pasi PDK-ja e ka shfrytëzuar mundësinë dhe të drejtën e vet që i ka dhënë gjykata për të propozuar kandidatin e saj, u pa se nuk i kanë votat dhe duhet t’i jepet mundësia deputetët të gjejnë zgjidhje dhe kështu ta kenë një kandidat të pranueshëm ku do të votohet nga shumica e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, pavarësisht kush do të jetë ai.
Mendoj që është varianti më i keq i mundshëm, së pari s’ka nevojë sepse siç thash qartësisht dihet shumica, e dyta është e dëmshme për vendin që është shumë më e rëndësishme për vendin pastaj unë
mendoj që ajo duhet të përjashtohet, unë
mendoj që zgjidhja duhet të gjendet sepse ka mundësi për tu gjetur zgjidhja”, tha
Limaj.
Sipas Fatmir Limajt, Kosova ka sot një shumicë të pastër dhe nuk ka pse
vendi të ketë krizë parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014,
ora 16:27