Gjyshi plagos mbesën 25-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos të Fierit, ku një i moshuar ka plagosur me çifte mbesën e tij 25-vjeçare.

Sipas burimeve dyshohet qe gjyshi ka qenë duke pastruar një armë zjarri tip çifte, kur kjo e fundit është shkrepur aksidentalisht.

Pas plagëve të marra vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Fier:

“Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”./albeu.com/