Limaj takohet me David Phillips
Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim, ekspertin e njohur amerikan, David Phillips.

Limaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kanë biseduar me David Phillipsin për proceset në të cilat po kalon vendi dhe dialogun Kosovë- Serbi.

“E njoftova për punën e deritashme të Delegacionit Shtetëror si dhe Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, e cila paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Kënaqësi të prisja në takim, mikun e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Phillips. Me z. Phillips biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe dialogu Kosovë- Serbi.

E njoftova për punën e deritashme të Delegacionit Shtetëror si dhe Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, e cila paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë.
Shtuar më 13/03/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori