Limaj: S'votojmë cënimin e sovranitetin të Kosovës, Specialja të shkojë në OKB
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka përsëritur apelin e tij se, duhet gjetur një zgjidhje për themelimin e Gjykatës Speciale në një mënyrë të atillë që të mos cënojë sovranitetin e Kosovës.

"Nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kjo çështje le të shkoj edhe në OKB, me mesazhin e qartë, se ne nuk votojmë kufizimin e sovranitetit të vendit tonë", shkruan Limaj në profilin e tij zyrtar në Facebook. /albeu.com/


Postimi i Fatmir Limajt në Facebook:

Prekja dhe kufizimi i sovranitetit e kthen Kosovën 16 vite mbrapa në protektorat, dhe ju që po negocioni për këtë çështje duke mos pasur mandat dhe legjitimitet për një gjë të tillë, e dini mirë çfarë dëmi mund t’i shkaktohet konsolidimit tonë shtetëror.

Ju ftoj që të ktheheni në mandatin që ua jep Kushtetuta dhe obligimet që dalin nga kompetencat e juaja shtetërore.
Ndërpritni këto negociata dhe të gjithë miqve tanë tu thuhet: Po, ne jemi të hapur për të gjetur rrugë dhe opsion kredibil për adresimin e të gjitha dyshimeve të dala në raport, por pa prekur sovranitetin e shtetit tonë.

Nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kjo çështje le të shkoj edhe në OKB, me mesazhin e qartë, se ne nuk votojmë kufizimin e sovranitetit të vendit tonë.

Duke mos dashur që këtu të flas se a mundet apo jo OKB-ja të krijoj një gjykatë të tillë, por hajt të themi se edhe mund ta formoj.

Por atë le ta bëj për të gjitha krimet e supozuara që janë bërë gjatë luftës në Kosovë, dhe në asnjë mënyrë krijimi i kësaj Gjykate të ketë njëanshmëri, por të ketë gjithëpërfshirje.

F. LIMAJ
Shtuar më 14/06/2015, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori