Pas ndarjes së bujshme, këngëtari shqiptar flet për të dashurën e re

Këngëtari Mateus Frroku ishte i ftuar në studion e emisionit “E Diell”.

Për herë të parë që nga ndarja e bujshme, ai ka folur për emrin e vajzës që i ka “rrëmbyer” zemrën këngëtarit.

Mateusi “dribloi” pyetjen por zgjodhi që të zbulojë profesionin e saj.

“Hopa është kënga që do të këndoj tani. Kjo këngë në një moment thotë që të mora hopa sepse më pëlqeu aroma e trupit. Meqenëse jemi në këtë këngë po e këndoj për muzikanten time”, tha Mateus.


Shtuar 31.05.2020 19:39