Limaj propozon reformë të brendshme
Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka theksuar se PDK do të duhet ti nënshtrohet reformës së brendshme, në rast se synon që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë Prishtinën.

"Partia ka gjasa të fitojë në Prishtinë siç ka fituar në Kosovë, nëse futemi në një reformë të brendshme. Mendoj që jo vetëm Blerandi po edhe të tjerët, pas fillimit të zgjedhjeve në parti, partia vet do ta nxjerrë kandidatin e saj dhe jam i bindur që do zgjedhë kandidatin adekuat, i cili përfundimisht do ta bie Partinë Demokratike si fituese në Prishtinë" ka thënë Limaj në një intervistë për "Klan Kosova". /albeu.com/


Shtuar më 01/09/2012, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori