Limaj: Prizreni është bërë copa-copa
Fatmir Limaj gjatë ditës së sotme ka mbajtur një tubim në Prizren ku ka hedhur akuza në drejtim të LDK-së.

Ai ka deklaruar se edhe kjo parti ka hequr dorë nga ndryshimi i gjendjes në këtë qytet, dhe më tej ka shtuar se kjo parti është bërë copa copa. Alternativë për këtë qytet, ai ka thënë se është NISMA për Kosovën.

“Nga Prizreni kanë hequr dorë partitë. Ajo parti e dytë (LDK) që shpresonte se do ta ndryshonte gjendjen është bërë copa copa. Ju e dini më mirë”, është shprehur Limaj, në Kuvendin Zgjedhor të NSIMA’s në Prizren.

“Ajo (LDK) ka hequr dorë nga mundësia e ndryshimit. Të tjerat janë larg dhe po mbesim ne”, ka shtuar më tej ai.

Fatmir Limaj ka thënë se pushteti i sotëm po e dëshiron vetëm qetësinë dhe vjedhjen e jo aktivizmin.

“Duhet t’i aktivizojmë djem e vajza në frymën e ndryshimit”, ka thënë Limaj.

Në fund Limaj ka thënë se duhet të ketë sa më shume aktivitete pasi zgjedhjet janë afër./Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori