Limaj: Po i themi stop kësaj qeverisjeje
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka akuzuar Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën se po e shkatërrojnë Kosovën. Ai është shprehur se kanë dalë në protestë për të mbrojtur qytetarët e Kosovës.

"Po i themi stop kësaj qeverisjeje. Po i themi stop kësaj kapjes së shtetit", ka thënë Limaj në fjalën e tij

Kreu u NISMA-s shtoi se Qeveria në emër të popullit po e rrënon Shtetin e Kosovës.

Ish-Ministri i Hashim Thaçit ka thënë se PDK dhe LDK kanë mashtruar qytetarët e Kosovës me premtime të parealizuara.

"Jemi para rrënimit të sistemit të drejtësisë. Kushtetuta është e Enver Hasanit e jo e Kosovës", ka thënë ai.

Limaj ka thënë se protesta do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të Vetëvendosjes, AAK dhe NISMA./albeu.com/


Shtuar më 18/04/2015, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori