Limaj përplaset me Thaçin: Kujdes me fjalët, nuk të nderojnë
​Hashim Thaçi dje ka provuar që meritat për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, t’ua delegojë ish-bashkë partiakeve të tij, Enver Hoxhajt e Kadri Veselit, duke thënë se ideja për atë vendim ishte e tyre.

Megjithatë sot nga Brukseli, zëvendësi i Ramush Haradinajt, Fatmir Limaj, i ka dhënë një përgjigje, duke thënë se vendime të tilla nuk janë individuale.

Limaj ka thënë se politikat bëhen nga koalicioni qeverisës dhe vendimet për ato politika i merr kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vendimet shtetërore janë vendime shtetërore. Nuk ka vendime e propozime individuale. Qeveria është atje e ka një kryeministër, e ka një qeveri, një koalicion. Politikat i bon koalicioni, vendimet i merr Qeveria”, ka thënë Limaj në konferencë para gazetarëve në Bruksel.

Sipas tij kjo garë për të marrë meritat si për dialog si për çështje tjera nuk i bëjnë nderë askujt.

“Kjo garë dhe kjo logjikë e garës, si këtu për dialog, si atje. Për besë kërkun nuk na çojnë”, ka shtuar ndër të tjera Limaj.


Shtuar më 08/01/2019, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori