Limaj: Njerëzit po ikin si në kohën e luftës
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka akuzuar qeverinë lidhur me fenomenin e largimit të qytetarëve nga vendi për në shtete perëndimore, duke thënë se ky fenomen është i dhimbshëm.

Ai e krahasoi largimin e shqiptarëve me kohën e luftës, duke thënë se ndërsa atëherë ishin të detyruar të iknin nga makineria e Millosheviçit, tani janë të detyruar të ikin nga politikat e gabuara që po ndjek qeverisja aktuale.

“Nga informacionet që ne kemi vetëm në dy muajt e fundit 10 mijë njerëz kanë kaluar në Hungari. Njerëzit po shesin shtëpi, toka, gjithçka. Skenat që po shohim janë skena të viteve 90-ta, është e njëjtë, dhe kjo është gjëja më e dhimbshme që i ka ndodh këtij vendi. Dhe kjo nuk ka ardhur për një muaj, as për dy muaj, por për shkak të një qeverisje afatgjate e cila nuk ka arritur të krijoj premisa ekonomike shpresëdhënëse për qytetarët e këtij vendi dhe sot ka shpërthyer kjo situatë me emigrant. Mesazhi im për qytetarët është që të mblidhemi të gjithë së bashku dhe të kërkojmë llogari dhe përgjegjësi nga qeveritarët, derisa ne nuk ngritemi bashkë për të ngritur zërin pavarësisht çfarë ngjyre politike keni qenë, pavarësisht cilës parti i keni takuar, nëse ndiheni të tradhtuar në qoftë se ndiheni të gënjyer, nëse jeni mashtruar nga ata që e keni votuar, atëherë të rreshtohemi dhe Nisma për Kosovën është parti politike, ose edhe të organizatat qeveritare, të gjithë së bashku që këtë qeveri ta bëjmë të përgjegjshme, të kërkojmë llogari dhe mos t’ia lehtësojmë këtë keqeverisje ose të qeverisë pa dhënë llogari dhe përgjegjësi”, deklaroi Fatmir Limaj./albeu.com/


Shtuar më 06/01/2015, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori