Limaj: Ndryshimi vjen me angazhimin e gruas
Nisma e Gruas për Kosovën, ditën e sotme ka mbajtur Kuvendin e Parë Zgjedhor, ku ka marrë pjesë lidershipi i Nismës për Kosovën.

Me këtë rast ka folur kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi. Ai ka falënderuar gjithë gratë që kanë dhënë kontribut për Nismën. Gjithashtu, Krasniqi tha se Nisma për Kosovën dëshiron që gratë e Nismës, të marrin në duar ndryshim e vendit.

Ndërsa kreu i kësaj partie Fatmir Limaj, gjatë fjalës së tij ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq, por ndryshimi nuk vjen pa angazhimin e vajzave dhe grave të vendit, ndaj i ka inkurajuar ato që të angazhohen sa më shumë në zhvillimet politike të vendit.

Ai theksoi se Kosova qeveriset nga një regjim që e ka shkelur Kushtetutën në 21 nene dhe që ka premtuar 200 mijë vende pune, por nuk ka realizuar asgjë nga premtimet e saj.

“Vajzat dhe gratë e Nismës, nuk kanë pranuar të shantazhohen, s’kanë pranuar të mashtrohen. Ky mentalitet duhet të zgjerohet në tërë Kosovën. Shumë kolege tuaja pushtetarët i mashtrojnë”, është shprehur kryetari Limaj.

Kuvendi i Parë i Nisma e Gruas për Kosovën, është duke vazhduar me zgjedhjen e delegateve të Këshillit dhe të Kryesisë së Gruas. /Albeu.com/
Shtuar më 23/04/2016, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori