Limaj mbi debatin e flamurit: Kelmendi mori medaljen me flamurin e Kosovës
Pëlqej
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se është krejt i panevojshëm debati për vendosjen e flamuritKosovës në Prishtinë.

Limaj ka thënë se është dhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës, dhe kjo është arsyeja pse po vendoset flamuri.

E ai ka thënë se Kosova është shtet i lirë dhe kushdo dhe kudo mund ta vendos flamurin kombëtar, por vendosja e flamuritKosovës është me simbolik sepse simbolizon shtetin e Kosovës.

“E kemi përvjetorin edhe nuk e di pse po bëhet ky debat. Kush na e ndalon, e vendosim ku dojmë dhe ka dojmë. Është dhjetë vjetori, është gjëja më normale vendosja e flamuritKosovës. Unë se kam atë problem , e vendosim ku dojmë, vend i lirë jemi. Majlinda mori medaljen me flamurin e Kosovës, kjo është krenari”, ka thënë Limaj. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori