Limaj mbështet Haradinajn: Nuk hiqet taksa
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur, sërish sot, për taksën, ku tha se me heqjen e taksës do të vijë edhe njohja e Kosovës nga Serbia.

Po ashtu, tha se janë duke bërë përpjekje që të rregullojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

I pyetur se a e rrezikon Kosova veriun në këmbim të njohjes nga Serbia, Limaj ka mohuar një gjë të tillë.

"Në tavolinën e Brukselit shkojmë për ta fuqizuar vendin tonë. Mos e hiqni prej mendjes këtë", ka thënë kreu i NISMA-s.

Këto deklarime Limaj i dha pasi ka mbajtur takimin e parë me Këshillin Ndërministror për Kompleksin Memorial të Prekazit, gjatë së cilit Limaj ka thënë se qeveria do ta ketë prioritet përfundimin e projektit për këtë kompleks.


Shtuar më 01/02/2019, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori