Limaj mban konferencë të papritur për media
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj do të mbaj sot konferencë për media.

Sipas njoftimit të Nismës dërguar medieve, Limaj do t’i drejtohet gazetarëve në ora 15:00.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference, por ajo që dihet është se të hënën Kuvendi do të diskutoje për platformën e Dialogut me Serbinë.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të Nismës në lagjen Pejton.
Shtuar më 02/06/2018, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori