Limaj i vendosur për marrjen e pushtetin në Suharekë
Dega në Suharekë e Nismës për Kosovën bëri dy vjetorin e themelimit. Me këtë rast u zhvillua një takim, i cili u hap nga kryetari i degës Shaban Gollopeni. Në këtë takim u fol rreth sfidave dhe sukseseve që ka pasur Nisma në Suharekë.

Fatmir Limaj, kryetari i kësaj partie u bëri thirrje të pranishmëve në këtë tubim që të përgatiten për zgjedhjet që do të mbahen. Limaj tha se koalicioni do të nisë shumë shpejt. Sipas tij, “kjo do të sjellë Nismën në pushtet në Suharekë”.

Ai tregoi për qëllimet e Nismës që para dy viteve.

“Para dy viteve, Nisma ka pas një objektiv tjetër.., dhe si rezultat i këtij qëllimi ne arritëm të kemi një opozitë të bashkuar”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se për këtë subjekt, do të ketë një alternativë qeverisëse përmes një koalicioni, i cili pritet të bëhet të hënën dhe gjatë javës së ardhshme.

Limaj nuk foli konkretisht se me cilin subjekt do të lidhë koalicionin, por është vetëkuptuar kohëve të fundit afrimi i zyrtarëve të Nismës me ata të AAK-së. Kryetari i degës së AAK-së në Suharekë, deputeti Bali Muharremaj ka uruar Nismën me rastin e dy vjetorit të saj./Albeu.com/
Shtuar më 16/04/2016, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori