Putin përmend NATO-n në Ditën e Fitores: Një kërcënim i dukshëm për Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.

Ai thotë se Rusia “i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin” dhe thotë se po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, ku ai ka thënë se operacionet e Rusisë tani janë të fokusuara.

“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar.”, tha Putin./albeu.com


Shtuar 9.05.2022 09:35