E rëndë në Tiranë, 3 të rinj tentojnë t’i vënë flakën me benzinë 16-vjeçares

Ditën e sotme një ngjarje ka ndodhur në Tiranë ku dy shtetas Enea Hoxha, dhe D. M. kanë tentuar që t’i vendosnin flakën me benzinë 16-vjeçares.

Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim edhe ish-bashkëjetuesin e të miturës Ardit Çela, 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj saj./albeu.com

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë)./albeu.com


Shtuar 25.08.2022 14:42