“Virusi përhapet shumë lehtë”, Manastirliu thirrje qytetarëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bën thirrje qytetarëve të mbrohen nga COVID-19, pasi duke respektuar masat mund të ndalet përhapja e këtij virusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan: “Virusi përhapet shumë lehtë, duke rrezikuar shëndetin e gjithësecilit! Por po kaq lehtë mund të ndalet, nëse zbatohen në përditshmëri këto rregulla të thjeshta.

“Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes mund ta mposhtim” – shkruan ajo mbi fotografinë që e gjeni lart në galeri.


Shtuar 25.06.2020 06:57