Krimi po trondit vendin, Gledis Nano bën ndryshime në kupolë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vendosur të bëjë ndryshime në strukturat e policisë.

Nano ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe vë vend të tij ka emëruar Neritan Nallbatin. Ky I fundit ishte drejtor në policinë e Durrësit.

Tashmë Vocaj është emëruar zv. drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Albert Dervishaj i cili zëvendësohet nga Vocaj është emëruar në Akademinë e Policisë.

Ndryshimet e fundit në Polici vijnë pasi vendi vetëm javën e kaluar u trondit nga dy ngjarje të mëdha kriminale. Njëra në Fushë-Krujë, ku u vranë Brilant Marinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Gjithashtu disa ditë më vonë u vra me breshëri kallashnikovi, në Milot, Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur Ylli Brahimi.

Policia e Shtetit

Paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, në prani të Zëvendësministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, ka bërë prezent disa ndyshme në rangun e lartë drejtues të Policisë së Shtetit.
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Drejtues i Lartë Albert Dervishaj lirohet nga detyra e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm emërohet Drejtor/Dekan në Fakultetin për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë.
Drejtues i Lartë Tonin Vocaj lirohet nga detyra e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale dhe emërohet Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Drejtues i Parë Neritan Nallbati, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe i jepet grada Drejtues i Lartë.
Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, në emër të Ministrit të Brendshëm, ka vlerësuar kontributin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe ka kërkuar më shumë angazhim dhe impenjim për përmbushjen edhe të detyrimeve që kemi në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka kërkuar nga drejtuesit e lartë të emëruar në detyrë, angazhim dhe përkushtim në detyrat e reja, me qëllim dhënien e impulseve të reja punës në strukturat që do të drejtojnë.
Pak ditë më parë, po me urdhër të Ministrit të Brendshëm është liruar nga detyra Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj, i cili është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin është emëruar Saimir Boshnjaku, i cili ka marrë edhe gradën Drejtues i Lartë./albeu.com


Shtuar 28.07.2022 09:16