Limaj: Blloku i ka numrat për qeveri
Pëlqej
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është shprehur se blloku LDK-AAK-NISMA e ka shumicën dhe i ka numrat për ta formuar qeverinë.

Limaj shtoi se pretendimet e PDK-së nuk janë reale, pasi nuk e ka shumicën në parlament.

“Ky është një bashkim vullnetar politik i forcave tona politike, sikurse është në të drejtën e secilës parti t’i gjejë partnerët e vet. Ne jemi të vendosur në qëndrimin tonë të përbashkët për formimin e institucioneve,” ka thënë Limaj pas takimit me partnerët e koalicionit.

Fatmir Limaj shtoi se PDK-ja po bllokon bllokun, e cila sipas tij, do ti ngrejë institucionet e reja të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori