Lihen në burg 35 imamët e arrestuar
Pëlqej
Gjykata e Apelit i ka lënë në burg 35 imamët e arrestuar, nën dyshimin se kanë thyer rendin demokratik të Kosovës.

Kolegji nga ana tjetër ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të një të pandehuri të këtij rasti (S. Kaçikut), kundër të njëjtit aktvendim, duke vendosur që atij t’i ndërpritet paraburgimi dhe t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak, deri me 12.11.2014, raporton Blic.

Për të dyshuarit e tjerë do të mbeten në fuqi masat e sigurisë, të shqiptuara si në aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë PPK.KR.nr.406/2014, të datës 04.09.2014, të datës 09.09.2014 dhe të datës 20.09.201, me kohëzgjatje deri me 12.11.2014./albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori