Pavarësisht nga fakti që
Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar pensionin “
suplementar”, si antikushtetues dhe “dhuratë pas punësimit”, grupi i ligjvënësve që është duke e bërë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve, kanë pranuar të bëjnë lëshime vetëm në aspektin e moshës dhe në përqindjet e përfitimeve të mundshme nga pensionet e tilla, por esencialisht, thelbin e ligjit të mëhershëm pretendojnë të mos e ndryshojnë.
Në draftin që është duke u punuar nga Nënkomisioni për
mandate,
imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, parashihet që mosha e pensionimit të deputetit të jetë 60 vjeç.
Sipas Koha Ditore, me ligjin i cili ishte pezulluar gjatë kohës nga
Gjykata Kushtetuese, kjo moshë ka qenë për pesë vjet me e re, apo 55 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012,
ora 09:28