Projektligji për arsimin e lartë, i cili ka më shumë se një vit që është tërhequr nga Kuvendi me
arsyetimin se
duhen bërë disa plotësime, vazhdon të qëndrojë në Ministrinë e
Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) duke mos u proceduar në Qeveri, shkruan sot Koha Ditore.
I njëjti projektligj ishte tërhequr nga seanca e Kuvendit edhe në vitin 2016, atëkohë me
arsyetimin se
duhen disa konsultime rreth tij. Por, e vërteta është se
projektligji ka dështuar të
procedohet për shkak të mosmarrëveshjeve me Listën Serbe.
Zyrtarët e tashëm të MASHT-it nuk kanë treguar se kur do të
procedohet në Kuvend ky projektligj. Arben Dërmaku, këshilltari i ministrit të
Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë të ditur se
projektligji fillimisht pritet të dalë në dëgjim publik e më pas të
procedohet në Qeveri.
Shtuar më 02/05/2018,
ora 07:17