Ligji për heqjen e TVSH-së për mediat në dorë të Presidentes
Ligji për heqjen e TVSH-së për mediat ka mbërritur në Presidencë ku pritet të marrë ose jo miratimin e presidentes Jahjaga. Pas miratimit në Kuvend të Kosovës, ky ligj ka shkuar në Zyrën e Presidentes së vendit për shqyrtim, e cila ka një afat kohor prej 8 ditësh për ta nënshkruar, apo për ta kthyer sërish në Kuvend.

Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadergjonaj ka thënë nëpërmjet telefonit për Kosovapress së Kuvendi i Kosovës ka kryer punën e vet, tash i mbetet Presidentes të vendos. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori