Ligji nuk e ndalon kandidimin e Haradinajt
Pëlqej
Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj do t’i prijë listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin e Kosovës, pavarësisht faktit se ai momentalisht gjendet në Hagë. Ai është duke pritur fillimin e gjykimit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, i cili e ngarkon me akuza për krime gjatë luftës në Kosovë.

Zyrtarët e AAK-së dhe ekspertët e së drejtës kushtetuese thonë se Ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme nuk paraqet asnjë pengesë juridike që Haradinaj të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të certifikohet si kandidat për deputet në këto zgjedhje. (albeu.com)
Shtuar më 10/11/2010, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori