Ligji i ri do të sjellë reformë në shëndetësi
Ferid Agani
Miratimi i ligjit të ri për shëndetësinë, do të sjellë reformë në sistemin shëndetësor. Projektligji për shëndetësinë parasheh edhe themelimin e sigurimeve publike shëndetësore. Kështu ëshjtë shprehur ministri Ferid Agani para komisionit parlamentar për shëndetësi.


Reforma në sistemin shëndetësor do të nis me miratimin e ligjit të shëndetësisë tha ministri Ferid Agani. Ai thotë se ndryshimet do të nisin në strukturën organizative të sistemit shëndetësor derisa faza e dytë e reformës do të filloj me ligjin për sigurime shëndetësore. Sipas tij spitalet rajonale dhe Qendra Klinike Universitare do të kenë autonomi menaxheriale dhe financiare.

“Spitalet rajonale dhe Klinikat e QKU-së do të kenë shkallë të lartë të autonomisë menaxheriale dhe financimi i këtyre institucioneve shëndetësore është i rregulluar me ligj. Aty parashihet qe edhe fondi i sigurimit publik të jetë një burim i financimit por kjo të të jetë në fazën e dytë por edhe nga burimet plotësuese e këto janë, të hyrat që ata do të kenë nga kontratat e ndryshme me kompanitë private të sigurimeve në vend dhe jashtë vendit”, theksoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2012, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori