As Maestro nuk i ndahet televizionit, ku do ta shohim këtë sezon

Që pas daljen nga shtëpia e BBV, Armaldo Kllogjeri ka qënë mjaft aktiv me koncerte por Maestron tashmë do e shohim edhe në një program televiziv.

Sezoni i ri në Top-Channel ka nisur mjaft ritmik, me personazhe mjaft interesant në drejtimet e programeve dhe ” E Diell” ka njoftuar se së shpejti një rubrikë e re do i shtohet programit.

“Gurra Popullore” quhet rubrika më e re, ku ndër shumë personazhe të tjerë, do të jetë edhe Armando Kllogjeri, të cilit mund të themi me bindje që i përshtatet më së miri.

“Shihemi tek “E diell në Top- Channel””, ka shkruar Kllogjeri bashkangjitur një postimit të bërë në profilin e tij të Instagramit. Ka qënë gjithashtu faqja zyrtare e Instagramit të programit “E diell”, e cila ka prezantuar programin më të ri përmes një postimi, ku shkruhet:”Gurra Popullore”, rubrika më e re nis së shpejti në Top-Channel”.


Shtuar 7.09.2023 17:44