Ligjet të mira, por duhet zbatohen
Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovës, Ian Cliff, ka thënë të martën në Gjakovës se Kushtetuta e Kosovës është tejet e avancuar në fushën e respektimit të të drejtave të minoriteteve dhe të grave, mirëpo ato duhet të zbatohen në praktikë.

“Dua të them se ndoshta nuk më bie të flasë unë në këtë pikë, pasi vij nga një vend që nuk ka Kushtetutë të shkruar, por e di se Kushtetuta e Kosovës shkon shumë larg në respektimin e të drejtave të minoritarëve dhe grave. Por ajo që është më rëndësi nuk duhet të jemi të vetëkënaqur me ato që janë të shkruara, por më rëndësi është implementimi në praktikë, prandaj edhe kërkesat e Komisionit Evropian janë që këto ligje dhe parime të gjejnë impelementimin adekuat në jetën e përditshme”, citohet të ketë thënë Cliff në Gjakovë.

Takimi është organizuar OJQ “Femrat aktive”, në kuadër të projektit “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave kushtetuese të grave në Kosovën perëndimore”. Projekti është përkrahur nga Ambasada britanike në Kosovë.
Shtuar më 08/11/2011, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori