Ligjet për zbatimin e marrëveshjes, ndryshojnë Kushtetutën
Nëse nuk ka ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, nuk do të ketë as zbatim të marrëveshjes së 19 prillit të arritur në Bruksel mes dy kryeminsitrave të Kosovës dhe Serbisë.

Edhe pse deklaratat e zyrtarëve, përfshi këtu edhe të kryeministrit Hashim Thaçi dhe zv/kryeministrit Hajredin Kuçi për mos ndërhyrje në Kushtetutë, duket se është një e vërtetë krejt tjetër.

Qeveria para disa ditësh ka dorëzuar në Kuvend dy ligje zbatimi i të cilave nuk mund të bëhet pa u ndryshuar Kushtetuta, shkruan Tribuna.

Është Ligji për vetëqeverisje lokale, ku përfshihet krijimi i asociacionit me komuna serbe dhe Ligji për të drejtat e komuniteteve, ku si kategori tashmë është futur edhe komuniteti malazez e kroat. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2013, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori