Ligjet për ushtrinë e Kosovës shkojnë të enjten në Kuvend
Pëlqej
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se të enjten do të ketë seancë të re parlamentare, ndërsa në rend dite do të jetë pakoja e ligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet brenda vitit.

“… Ditën e enjte do të kemi seancë. Unë jam krenar që kam qenë në UÇK, por në UÇK kemi vepruar bashkë kemi arritur edhe përmes një partneriteti. Ushtria e Kosovës dëshiron apo nuk dëshiron duhet të kryhet brenda këtij viti. Krejt çka dëshirojmë të bëjmë është ta bëjmë me mençuri. Ushtria do të bëhet brenda vitit. Nëse është qëllimi i opozitës të dëmtohet liberalizimi i vizave. Edhe unë jam entuziast për ditën kur dita shndërrojmë FSK… Ushtria do të ndodhë brenda këtij viti. Fuqizimi i buxhetit të Kosovës që të investohet në Forcën e Armatosur të Kosovës. Ideja është të investojmë”, tha ai.
Shtuar më 15/10/2018, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori