Sherr mes çiftit në Tiranë, gruaja plagos bashkëshortin me mjet prerës

Gjatë një konflikti të çastit, një grua ka goditur me thikë bashkëshortin e saj në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Shtetasja A.N ka plagosur shtetastin F.GJ, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 27.08.2022, në Don Bosko, gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu,com