Lidington: Bisedat për ndarje, të rrezikshme
Londra është thellësisht e përfshirë në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kështu ka deklaruar vetë Ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Dejvid Lidington. Arritja e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, sipas tij, shënon hapa pozitivë dhe sjell dy vendet më afër Bashkimit Evropian.

“Britania e Madhe përkrah fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe raportet e mira me fqinjët i kontribuojnë avancimit të procesit të integrimit”, ka thënë Lidington gjatë takimit me ministren për Integrime evropiane, Vlora Çitaku në Londër.

Ai ka shtuar se Britania e Madhe është e përkushtuar në mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës dhe se "bisedat rreth ndarjes së Kosovës janë të papranueshme dhe të rrezikshme". /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2011, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori