Lidhja e Maqedonisë me Kosovën
Pëlqej
Shtetet e Ballkanit duhet të jenë të koordinuara, të unifikuara dhe të paraqiten me një strategji të përbashkët sa i përket zhvillimit ekonomik.

Ky ka qenë mesazhi që është dhënë në Berlin nga kancelarja Merkel dhe që është pranuar edhe nga liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Presim që lidhja me Kosovën të jetë rruga Shkup – Bllacë. Me këtë do të lidheshim në mënyrë indirekte me Serbinë, duke i ditur planet e Kosovës se planifikojnë të lidhen me Serbinë, e cila rrugë megjithatë do të mundësonte lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Ideja është që shtetet të lidhen që të kontribuojmë ndaj tërheqjes së investimeve të huaja”, tha Neziri, shkruan Portalb.

Edhe zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Vlladimir Peshevski është shprehur se Gjermania dhe BE-ja ka strategji rajonale dhe se Maqedonia është një pjesë e së gjithës, e ndaj duhet të bëjë pjesën që i takon për lidhje më të forta me shtete të Ballkanit Perëndimor. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori