Kroacia befason Francën (VIDEO)

Kroacia ka befasuar Francën në Ligën e Kombeve dhe tani ka dy fitore, një humbje dhe një barazim.

Kroatët triumfuan 0-1 ku golin e vetëm e realizoi mesfushori Luka Modric në minutën e pestë të ndeshjes nga penalltia.

Francezët nga ana tjetër janë ende pa fitore në këtë kompeticion, me dy barazime dhe dy humbje nga katër ndeshjet e zhvilluara, si rezultat i të cila renditet në pozitën e fundit në Grupin 1 të Ligës A me vetëm dy pikë.

Kroacia pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e dytë me shtatë pikë, kurse në vendin e parë është Danimarka me nëntë pikë.


Shtuar 13.06.2022 22:48