Lideri i Listës Serbe mbetet jashtë Kuvendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar dje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 11 qershor.

Nga emrat e shumë politikanëve që mbetën jashtë legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, është edhe kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Simiq i cili ishte prijës i listës në zgjedhjet e fundit, nuk ka arritur të marr vota të mjaftueshme. Atë e kanë votuar vetëm 12 mijë e 51 votues, e që nuk mjaftuan të marr mandatin.

Pas numërimit të votave, KQZ ka bërë të ditur se Listën Serbe në këtë legjislaturën do ta përfaqësojnë nëntë deputet.

Më i votuari i kësaj liste është Sasa Milosavljevic me 13 mijë e 705 vota. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori