Presidenti Hashim
Thaçi, kryeministri Ramush
Haradinaj dhe
kryeparlamentari Kadri
Veseli nuk janë unikë në qëndrime për temat më të vështira për Kosovën.
Thaçi dhe
Haradinaj janë “në një vijë” për Gjykatën Speciale, por në pozicione diametralisht të kundërta për Demarkacionin. Kjo e fundit dhe Specialja ndajnë kryeministrin dhe kryeparlamentarin, shkruan sot Gazeta "Zëri".
Tre liderët e Kosovës, Presidenti Hashim
Thaçi, kryeministri Ramush
Haradinaj, si dhe
kryeparlamentari Kadri
Veseli nuk janë unikë në qëndrime për temat më të vështira me të cilat po ballafaqohet vendi.
Derisa Presidenti
Thaçi dhe kryeministri
Haradinaj vazhdojnë ta kundërshtojnë Gjykatën Speciale,
kryeparlamentari Veseli së fundmi ka ndryshuar qëndrim dhe ka dalë pro kësaj të fundit.
Dihet se
Thaçi dhe
Haradinaj janë “në një vijë” për Specialen, por janë në pozicione diametralisht të kundërta për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan tutje "Zëri".
Thaçi dhe
Veseli insistojnë se me Marrëveshjen e Demarkacionit Kosova nuk humb territor, ndërsa
Haradinaj e pohon të kundërtën.
Haradinaj më herët sa ishte në opozitë ka protestuar edhe për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se kjo marrëveshje e “bosnjëzon” Kosovën, argumente këto që nuk e bindin Thaçin dhe Veselin.
Shtuar më 11/01/2018,
ora 09:10