Zgjedhja e zonjës
Atifete Jahjaga, presidene e re e Republikës së Kosovës, sidomos dalja nga kriza insitucionale është mirëpritur edhe nga shqiptarët e Kosovës Lindore.
Gjithë liderët dhe përfaqësuesit politik në Preshevë,
Bujanocit dhe Medvegjës kanë uruar femrën e parë
Atifete Jahjagën në postin e presidentes.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Galip Beqiri i ka deklaruar sot për "Presheva Jonë" se "çdo lajm negativ në Kosovë na brengos edhe neve ketu në Kosovën Lindore, por lajmet e
mira, zhvillimet përparimtare, sikur kwto të fundit,
zgjedhja e presidentës së re znj.
Atifete Jahjaga dhe kapërcimimi i kaosit politik në Kosovë padyshim për ne janë lajme të
mira dhe inkurajuese..."
Riza Halimin deputet gjithpopullor ka deklaruar "sikur
zgjedhja e znj.Jahjaga në kryre të shtetit të Kosovës ashtu edhe dalja nga ngërci politik në insitucionet e Kosovës, janë lajme të
mira edhe për ne në Luginën e Preshevës."
Ngjajshëm kanë deklaruar edhe Galip Beqiri (KKSH), pastaj Shaip Kamberi, kryetar i komunës së
Bujanocit, Jonuzu Mulsiu (LPD) kryetar i Kuvendit Komunal të
Bujanocit, dr.Skedner Desazni (BDL) si dhe Fehmi Beja, këshilltar (PVD) i lartë në Medvegjë. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2011,
ora 19:05