Libia pranë njohjes së Kosoves
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 49-të për Siguri në Munih, ka zhvilluar një takim me ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Libisë, Mohamed Abdulaziz.

Ministri Abdulaziz ka theksuar se Libia ka qendrim pozitiv ndaj shtetit te pavarur te Kosoves. Ne kete kontekst, ai ka thene se njohja e pavaresise se Kosoves nga Libia eshte vetem ceshtje kohe.


"Populli i Kosoves ka luftuar per aspirata te njejta, dinjitet njerezor, drejtesi, liri dhe pavaresi politike sikurse Libia dhe shume vende arabe kunder regjimeve diktatoriale", theksoi ministri Hoxhaj, gjate takimit.

Ai po ashtu theksoi sukseset qe ka arritur Kosova ne forcimin e pozites nderkombetare ne bote, permes nje procesi te pandalshem te njohjeve dhe anetaresimit ne organizata nderkombetare, rajonale e evropiane.

"Kosova eshte nje fakt gjeopolitik ne Evrope dhe ne bote. Ajo cdohere do te jete pjese e peizazhit te shteteve te pavarura dhe ne synojme anetaresimin ne OKB", tha Hoxhaj.


Ministri Hoxhaj gjate dy vjeteve te fundit ka zhvilluar disa takime me perfaqesues te larte te Libise, ne perpjekje per te pershpejtuar vendimin e ketij shteti per njohjen e pavaresise se Kosoves.
Shtuar më 02/02/2013, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori