Liberalët e Serbisë kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Nikoliçit
Partia Liberale Demokratike e Cedomir Jovanoviç, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç.

Ky reagim ka ardhur pas deklaratave luftënxitëse në Kosovë pas trenit në Mitrovicë i mbi të cilin ishte shkruar "Kosova është Serbi".

Liberalët vlerësojnë se Nikoliç ka rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare të Serbisë me deklaratën e tij pas seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

"Pas dekadave luftë të shkaktuara nga politika që shkatërroi vendin tonë dhe në të cilën qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën, zyrtarët serbë kanë obligim për të mbajtur paqen dhe jo për të thërrasin për vuajtje të reja dhe destruktivitet që njëherë mezi e kemi kaluar", thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Tomislav Nikolç, pas takimit me krerët shtetërorë e ushtarakë deklaroi se Serbia është e gatshme të çojë ushtrinë në Kosovë, nëse lëndohen serbët e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2017, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori