Liberalizmi i vizave, Haradinaj jep dritën jeshile nga Sofja
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nënshkrimi i sotëm i deklaratës së përbashkët në Samitin e Sofjes janë një dritë jeshile për liberalizmin e vizave për Kosovën.

“Serbia dhe Mali i Zi janë në pozicion më të avancuar, ndërsa pritet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kurse Kosova para vetes ka përgatitjen për status të kandidatit”.

“Përpara kësaj është liberalizimi i vizave”, ka thënë Haradinaj gjatë një interviste për Klan Kosovën në Sofje.

“Në samit u tha se nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet më shumë sesa që ato po bëjnë. Ballkani Perëndimor ishte temë e trajtimit të këtij samiti ku dhe Kosova është ishte palë dhe jemi paraparë si temë e interesimit. Edhe Presidenti [Borissov] dhe ata që folën për rajonin i dhanë peshë edhe progresit të Kosovës”.

“Secili vend e ka një kërkesë të menjëhershme – Kosova e ka liberalizimin e vizave. Bisedova edhe me Presidentin e Francës, Macron, jo me kancelaren Merkel, por këshilltaren e saj. Ka ardhë koha që Kosovës t’i jepet lëvizja e lirë”.

“Isha direkt aq sa munda që t’iu them se kemi nevojë për përkrahjen e juaj në këtë temë. Mendoj që institucionet e BE-së brenda javës do të na pranojnë zbatimin e të gjitha kritereve, pastaj janë vendet veç e veç, proces që mund të marrë edhe disa muaj”.

“Nuk japin ‘hua’, pa i parë rezultatet e pritura”. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori