Vlora Çitaku, Ministrja e Integrimit
Evropian, është shprehur dje se procesi i liberalizimit të vizave për shtetin e Kosovës nuk ka ngecje.
“Procesi i liberalizimit të vizave është duke ecur sipas dinamikës që e kemi paraparë. Mendoj se
deklarata e znj. Lunaçek është nxjerr jashtë kontekstit. Po ashtu, mendoj se ka qenë befasuese, pasi kësi vlerësimi nuk ka dhënë Komisioni
Evropian, i cili është kompetent për ta vlerësuar progresin e arritur”, është shprehur Çitaku.
Ajo ka thënë
deklarata e Lunaçekut nuk e paraqet gjendjen reale të
procesit të liberalizimit të vizave.
“Unë nuk dua të flas me data, por datat që janë përmendur nga
deklarata e znj. Lunaçek nuk besoj se qëndrojnë pasi siç thashë më herët, jam e sigurt se janë nxjerrë nga konteksti dhe këtë do ta qartësoj edhe me znj. Lunaçek në takimin e radhës që do ta kem në ditët në vijim”, është shprehur Çitaku.
Ministrja Çitaku është shprehur edhe për ecurinë e
procesit të negocimit të MSA-së, duke bërë me dije se takimi i tretë i kryenegociatorëve do të mbahet në pranverë.
“Presim që takimi i tretë i kryenegociatorëve të mbahet në pranverë të vitit 2014. Kjo do ta shënojë edhe përfundimin e
procesit negociator dhe inicializimin e MSA-së. Pas përfundimit të
procesit negociator dhe inicializimit të MSA-së, teksti i MSA-së do ta fillojë procesin zyrtar të miratimit në Parlamentin
Evropian dhe Këshillin e Bashkimit
Evropian”, ka theksuar Çitaku në një intervistë për "Epokën e Re".
Ministrija e Integrimit Vlora Çitaku ka thënë gjithashtu se nuk ka rrezik për prishjen e konsensusit sa i përket agjendës evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2014,
ora 12:50